E kritikuar për përgatitjen jo të plotë dhe dobësitë përballë situatave urgjente, të dala në pah nga epidemia e koronavirusit të ri, qeveria suedeze njoftoi sot se do të hapë një auditim mbi aftësinë e saj për të garantuar burimet e nevojshme në rast krize.

Misioni iu besua Institutit suedez të Hulumtimeve për Mbrojtjen (JTF), një agjenci qeveritare, e cila, një ditë më parë, publikoi një raport ku tregonte të metat e autoriteteve suedeze në kohë krize, në veçanti në menaxhimin e krizës shëndetësore të COVID-19.

“Epidemia e koronavirusit nxorri në pah dobësitë e gatishmërisë suedeze ndaj krizave”, vërejtën studiuesit.

Suedia, e cila kohët e fundit njoftoi krijimin e një komisioni për të vlerësuar reagimin e vendit ndaj COVID-19, ka zgjedhur një qasje origjinale në Europë duke mos kufizuar popullsinë e saj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb