SUEDI

Nëntë persona kanë humbur jetëntë dielën  pas rrëzimit të një aeroplani të vogël turistik në Suedinë veriore, njoftuan autoritetet lokale.

“Të gjithë ata, nëntë prej tyre, vdiqën në një aksident”, tha një zëdhënëse e autoriteteve lokale pa përmendur identitetin e viktimave.

Mediat raportuan se avioni kishte një parashutë dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 14.00 sipas kohës lokale. Shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë të njohura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb