SUEDI- Të paktën 2 persona kanë humbur jetën, dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një restorant në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në qytetin Gothenburg, ndërsa 2 persona të paidentifikuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr mbi klientët.

Sipas zëdhënëses së policisë Ulla Brehm, ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga përplasjet midis bandave rivale.

Sulmi ndodhi në momentin që klientët ishin duke ndjekur një ndeshje futbolli, ndërkohë 2 personat e armatosur kanë mundur të largohen.

Policia është vendosur në kërkim të autorëve, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: