SUEDI-Autoritetet suedeze thonë se kanë arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një “sulmi terrorist”.

Suedia ka rritur nivelin e sigurisë pas sulmeve vdekjeprurëse të javës së kaluar në Paris.

Shërbimet e sigurisë suedeze thanë se personi i identifikuar si Mutar Muthanná Majid, një shtetas irakian, është arrestuar, dje, gjatë një bastisje në një qendër për azilkërkues, në qytetin verilindor të Boliden, njoftoi AFP.

“Arrestimi është bërë në Suedi dhe pa incidente,” ka thënë Fredrik Mildner, një zëdhënës i policisë së sigurisë së Suedisë.

Ai shtoi se niveli i ngritur për sulme terroriste në Suedi vazhdon të jetë në fuqi.

Shefi i policisë, Sapo Anders Thornberg tha se agjencia ka vepruar me saktësi, por se arrestimi i iranianit nuk është i lidhur me sulmet në Paris që vranë të paktën 129 persona.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven përgëzoi shërbimet e sigurisë së vendit për “shpejtësinë me të cilën i dyshuari u arrestua.”

I dyshuari është akuzuar se ka lidhje me grupin Shtetit Islamik (IS), e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: