Suedia njoftoi se në vjeshtë do të fillohet me administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë për gazetën Aftonbladet, Koordinatori i Vaksinave i Suedisë, Richard Bergström, deklaroi se si shtesë për dy dozat e administruara, gjatë vjeshtës do të fillohet me administrimin e dozës së tretë, duke shtuar se po ashtu po bëhet plan për dozë të katërt të mundshme.

Bergström vuri në dukje se në mesin e të vaksinuarve me dy doza ka të infektuar me variantin më ngjitës Delta.

“Për shkak se virusi pëson mutacione, përhapja e COVID-19 po rritet në shumë vende pavarësisht vaksinimit të dytë. Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë në Izrael është vaksinuar plotësisht, ka nga ata që janë infektuar me variantin Delta. Për këtë është e nevojshme edhe doza e tretë”, theksoi Bergström.

Sipas shifrave zyrtare, Suedia, vend me dhjetë milionë banorë, deri më tani ka regjistruar mbi 1,92 milionë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 14.642 kanë humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb