Qeveria suedeze njoftoi sot mbylljen kufirit të saj me Danimarkën, ku janë zbuluar raste të variantit të ri të COVID-19, për arsye shëndetësore.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së kufirit është të parandalojë danezët nga blerjet në Suedi, ndërkohë që dyqanet janë të mbyllura në anën daneze”, shpjegoi ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg, në një konferencë shtypi.

Gjithashtu, Damberg bëri me dije edhe pezullimin e fluturimeve nga Britania e Madhe.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb