Suedia do të shpërndajë fletëpalosje në 4.7 milion shtëpi me udhëzime se si të veprojnë në rast lufte, thonë zyrtarët.

Fletëpalosjet gjithashtu do t’u shpjegojnë banorëve se si të përgatiten për sulmet terroriste dhe kibernetike dhe katastrofat natyrore, shkruan BBC.

Publikimi i tyre vjen pas shqetësimeve mbi aktivitetet ushtarake të Rusisë, rritjes së terrorizmit si dhe lajmeve të rreme. Udhëzime të ngjashme u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore por printimi i tyre u ndalua në vitet ’80, sipas mediave vendase.

“Ka një kërcënim shumë më kompleks me ndryshimet e klimës, sulmet terroriste dhe manipulimin e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë dhe të dinë se sit a menaxhojnë këtë” tha Christina Andersson nga Agjencia Suedeze për Kontingjencat Civile për gazetën ‘Aftonbladet’.

Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet ushtarake, duke cituar përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në lidhje me rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainëa.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: