Suedia ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë 720 milionë korona suedeze ose 68.8 milionë dollarë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Olekii Reznikov.

“Lajm i mirë nga Skandinavia: Suedia njoftoi një paketë tjetër ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë 720 milionë SEK. Sistemet e mbrojtjes ajrore, automjetet, pajisjet dimërore do të ndihmojnë ushtarët tanë dhe do të mbështesin luftën e Ukrainës,” tha Reznikov.

Ai falënderoi kryeministrin Ulf Kristersson, ministrin e Mbrojtjes Pål Jonson dhe popullin e Suedisë.

Më 14 nëntor, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE-ja dhe vendet e saj anëtare i kishin dhënë Ukrainës të paktën 8 miliardë euro pajisje ushtarake, që është rreth 45% e ndihmës që Kievi ka marrë nga Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb