Suedia nuk rekomandon aplikimin e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha 5 deri në 12 vjeç. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Suedeze e Shëndetësisë gjatë zhvillimit të një konference shypi. “Me njohuritë që kemi sot për rrezikun e ulët të sëmundjeve serioze për fëmijët, ne nuk shohim një përfitim të qartë nga vaksinimi i tyre”, tha zyrtarja e agjencisë Britta Bjorkholm.

Gjithashtu Bjorkholm theksoi se ky vendim mund të ndryshohet nëse hulumtimi çon në njohuri të reja ose një variant i ri ndryshon rrjedhën e pandemisë. Fëmijët në rrezik po marrin tashmë vaksinën.

Suedia, pavarësisht testimeve të kufizuara, kishte më shumë se 40.000 raste të reja më 26 janar, një numër rekord.

Por ndërkohë që vala e katërt po thyen rekorde të numrit të të infektuarve, sistemi shëndetësor nuk është nën presionin e madh si në valët e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: