Shqipëria turistike është promovuar në tri gazetat me tirazhin më të amdh në Suedi. Lajmin e ka bërë të ditur Agjensia Kombëtare e Bregdetit.

Gazeta “Dagens Nyheter” me një tirazh prej 900 000 lexuesish, “Sydsvenska Dagbladet” me 300 000 dhe Helsingborgs Dagblad me 200 000 lexuas në ditë kanë publikuar një shkrim në të cilin tregojnë se Shqipëria po bën përpjekje serioze për të krijuar një klimë te re për turizmin dhe impaktin e tij në ekonomine shqiptare.

Në to është vlerësuar edhe Agjencia Kombëtare të Bregdetit që synon, veç të tjerave, të hapë ishullin e Sazanit për publikun sipas modelit të një Parku Kombëtar.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: