SUEDI- Suedia ka zgjatur kontrollin e përkohshëm të kufijve me vendet e zonës Schengen deri më 8 shkurt, ka bërë të ditur Qeveria suedeze.

Parlamenti i këtij vendi, më 17 dhjetor, 2015, ka miratuar ligjin për kontrollin e obliguar të udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga vendet brenda zonës Schengen, shkruan rel.

Më 4 janar, Suedia ka nisur kontrollimin e detyrueshëm të pasagjerëve që hyjnë në këtë shtet nga Danimarka, me qëllim që të zvogëlojë numrin e migrantëve. Mbi një milion refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Evropë në vitin 2015, shumica e tyre të ikur nga Siria. Sipas rregullave të Schengenit, kontrollet në kufij mund të rikthehen deri në gjashtë muaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: