Nga zonja Katerina
Perberesit

300 gr kadaif, 1 gotë qumësht, 1 pana kuzhine ose 1 gotë kos, 150 dr djath të verdhe ose të bardhë, 150 gr proshutë ose sallam, 1 spec të kuq, 1 brokoli mesatar, 3-4 kokrra vezë, 3-4 lgj vaj ulliri ose 1-2 lgj gjalpë, Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Hapim kadaifin në fije duke e copëtuar dhe e bashkojmë në një tas me djathin e grirë, sallamin ose proshutën të prerë në kubikë, specin dhe brokolin të ndarë në lule. Të gjithë këta përbërës i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë.

Rrahim vezët me panën dhe qumështin, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe masën kremoze të përgatitur e hedhim mbi kadaifin me perime. Vendosim tek-tuk disa copëza gjalpi (ose 4 lugë vaj ulliri) dhe e vendosim suflenë të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: