NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr kadaif
600 gr djathë (i bardhë + i verdhë)
300 gr kos
500 ml qumësht
4-5 kokrra vezë
1 ujë sode
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj galetë
Piper i zi
5-6 feta pançetë
Domate të pjekura / speca gogozhare

Pergatitja
Lyejmë një tavë të thellë me pak gjalpë dhe më pas e spërkasim me pak galetë.

Ndajmë kadaifin në dy pjesë. Vendosim në tavë shtresën e parë me kadaif. Përziejmë më pas dy llojet e djathit dhe kosin duke e spërkatur mirë me piper të zi.

Në një tigan pa yndyrë kaurdisim pançetën derisa të bëhet paksa krokante dhe më pas e shtojmë tek djathi duke shtuar dhe pak spec gogozhare të prerë në shirita. Këtë masë të përgatitur e vendosim mbi shtresën e parë të kadaifit të cilën më parë e kemi spërkatur me pak gjalpë të shkrirë përzjerë me pak vaj ulliri. Vendosim mbi mbushjen me djathë dhe pançetë shtresën e dytë të kadaifit. E spërkasim përsëri me yndyrë.

Rrahim vezët bashkë me qumështin dhe ujin e sodës dhe e hedhim në tavë. E lemë të pushojë suflenë me kadaif për 20 minuta dhe më pas e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 -200 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb