Nga: ZONJA KATERINA

300 gr makarona
250-300 gr salçiçe pule
1.5 kg spinaq
150 gr djath kaçkavall
200 gr djath pice
1 filxhan pana
1 lgj niseshte
2-3 lgj vaj ulliri
500 ml lëng perimesh
½ lç arrë moskat
Kripë, piper, rozmarinë

Fillimisht lajmë spinaqin dhe e grijmë. E vendosim në një tenxhere dhe e lemë derisa të ulë vëllimin. Paralelisht vendosim në zjarr në një tenxhere lëngun e perimeve dhe sapo të vlojë shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë aldente. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri vendosim salçiçet të prera në feta dhe i kaudisim duke shtuar dhe pak rozmarinë për aromë.

Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe vendosim makaronat, spinaqin dhe salçiçet. E spërkasim të gjithë sipërfaqaqen e tavës me djath kaçkavall të fortë. Panën e trazojmë me niseshten e holluar mirë me pak nga lëngu i zierjes së makaronave. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe arrë moskat dhe masën e përgatitur e hedhim në tavë. E spërkasim në fund suflenë me djath pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb