Nuk ka munguar reagimi i Xhevahir Sukajt për tifozët e Vllaznisë. Pikërisht aty ku ata prisnin përgjigjen e sulmuesit shkodran, e kanë marrë atë: “Përshëndetje faqes F.K Vllaznia Shkodër. E pashë komentimin që bëni në lidhje me emrin tim. Unë kam deklaruar se do të rikthehem te Vllaznia që më 15 maj, por nga ajo datë e deri më sot s’më ka kontaktuar njeri për me thënë a ke interes për me luajtur me Vllazninë, as me më thënë s’kemi lekë, kaq janë mundësitë e klubit. Sinqerisht kam rënë në hall, sepse mundësi të firmos me ekipe të tjera në Shqipëri kam kur të dua.

Unë nuk harroj që Vllaznia më ka bërë futbollist dhe nga ky emër që më ka dhënë kjo skuadra ime e zemrës kam përfituar çdo gjë. Do të vijë dita që edhe unë të firmos në një ekip, se nuk mund të zgjasë më pritja për Vllazninë, pasi më është bërë shumë pa u stërvitur. Sido që të veproj, unë e di se tifozët e Shkodrës do të më kuptojnë, sepse i kam dalë hakut ekipit të Vllaznisë. Gjithsesi, ju përshëndes të gjithëve!”

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: