Pika e marrë në transfertë kundër Teutës ishte një sinjal se Flamurtarit pavarësisht 1001 problemeve mbetet një “kockë” e fortë për çdo rival. Në Vlorë vijon të jetë shqetësuese situata financiare pavarësisht deklaratave të administratorit Idrizi, ku nën këndvështrimin e tij gjithçka është normale. Fakti që Bushiç e Silianovski, dy lojtarë titullarë, zgjidhën kontratën, ndërsa Alvesh ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet në Vlorë, konfirmon të kundërtën, pa para, është e vështirë të mbash e të motivosh lojtarët.

Ilir Daja nuk pati kohë të shijonte “X” në Durrës pasi në sfidën e radhës, atë kundër Kukësit, duhet të bëjë pa shërbimet e gjashtë lojtarëve titullarë. Tekniku kryeqytetas bëri apel për merkato, madje dhe urgjentisht.

51276858 2452625804812927 7988482318354350080 N
51276858 2452625804812927 7988482318354350080 N

Thirrjes së Ilir Dajës i është përgjigjur menjëherë administratori Idrizi teksa arriti akordin me Xhevahir Sukaj. Sulmuesi shkodran është prezantuar sot në ambientet e klubit vlonjat, një blerje e cila vjen si bekim për trajnerin Daja pikërisht në momentin e duhur, teksa në sfidën ndaj Kukësit duhet të bënte edhe pa shërbimet e Torasës dhe Kale, të pezulluar për shkak kartonës. Pavarësisht se Sukaj nuk është aktivizuar thuajse farë këtë sezon me ekipin e Laçit, eksperienca e tij shumë e madhe në futbollin shqiptar pritet ti shërbej shumë Dajës dhe Flamurtarit

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: