Basketbolli shqiptar ka arritur një sukses historik, duke fituar përballë Sllovakisë, në ndeshjen e fundit të Grupit F, në kuadër të Eurobasket 2017.

Në sfidën e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kuqezinjtë regjistruan triumfin e vetëm të këtij edicioni, në një sfidë të vuajtur, ku pas dy periodave të para Shqipëria kryesonte 72-65 në ndeshjen e fundit për Grupin F. Vendimtar për suksesin e skuadrës tonë ishte dhjetëminutëshi i parë, të cilin Shqipëria arriti ta fitonte me 29-17. Ndërkohë, në tri periodat e tjetra rezultati ishte i ngushtë; përkatësisht 10-14-19-18 dhe 14-16.

Skuadra e drejtuar nga Konstadinidis ishte superiore në parket, edhe falë pikëve të amerikanit të natyralizuar, Broadus, autor i 17 pikëve dhe 5 asiste, i mbështetur nga Hysenagolli, që 15 pikëve të realizuara i shtoi edhe 8 topa të rikuperuar nën tabelë.

Me një fitore në 6 ndeshje kuqezinjtë mbyllin aventurën europiane, me Kombëtaren e basketbollit që u kthye në aktivitet pas katër viteve mungesë. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë së basketbollit pas 7 viteve në arenën ndërkombëtare.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb