Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të mbaruar. Ditën e sotme Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.

“Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.

Dua e ka rishpërndarë dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit, me të cilët ka bashkëpunuar për këtë projekt të suksesshëm.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan artistja.

  • foto galeri

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Elton John pasi arriti këtë sukses së bashku me Dua Lipën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: