Koreja e Jugut ka zhvilluar zgjedhje parlamentare në kohë koronavirusi dhe ato i ka fituar presidenti aktual Moon Jaein.

Nga 300 vende në parlament, partia demokratike koreano- jugore mori 163 mandat. Deri në janar besueshmëria e Moon- Jae In kishte rënë për shkak të rritjes së ngadaltë ekonomike apo bisedimeve me Korenë e Veriut por ishte përgjigjia shembullore ndaj COVID-19 që ndoshta e çoi dhe drejt kësaj fitoreje.

Duke bërë testime masive Koreja e Jugut ka arritur ta izolojë koronavirusin dhe të gjurmojë rastet me COVID-19 në vendin e tyre duke shënuar deri më sot 229 viktima dhe 10 mijë e 613 të infektuar nga të cilët 7 mijë e 757 që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga virusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb