Ish-kryeministri Berisha, ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Ndërsa e quan këtë ditë, si ditën e ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi, Berisha uron besimtarët.

Postimi i Plotë:

Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi.

Me këtë rast të dashur miq, le të urojmë përzemërsisht bektashinjtë shqiptarë kudo që ndodhen Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të madh në tolerancën ndërfetare dhe në pasurimin e jetës shpirtërore e kulturore të kombit shqiptare! Gezuar! Sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb