Ministri i Turizmit, Blendi Klosi vjen me një urim të veçantë për besimtarët bektashinj, me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

Nga Kulmaku, zemra e Malit të Tomorrit, Klosi shprehu urime për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, për një jetë më të mirë.

“Një urim krejt i veçantë për të gjithë besimtarët bektashinj, nga maja e shenjtë e Malit të Tomorrit, aty ku është shkruar historia e fese bektashiane, aty ku ne besojmë se një forcë e madhe do të na ndihmojë për të pasur një Shqipëri më të mirë, një jetë më të mirë dhe një emër të mirë të të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen”, tha Klosi në videomesazhin e tij.

 

(BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb