BRUNEI – Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkian ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg qytetarët që nuk i binden vendimit për të mos festuar Krishtlindjen. Sipas vendimit të Sulltanit, kush vendos kryqe, apo zbukurime dekorative në pemë rrezikon burgun.

Pasi riktheu ligjin e Sharias në vitin 2014, sulltani i Bruneit, njoftoi në janar se do të ndalonte festimet për Krishtlindjen e 2015-ës.

Ministri i Çështjeve Fetare të Bruneit, ku rreth 65% e popullatës është e besimit mysliman, ka shpjeguar që ndalimi për të festuar Krishtlindjet është një mënyrë “për të ruajtur besimin e fesë myslimane”.

Kush nuk është mysliman, mund të festojë Krishtlindjet, por vetëm në brendësi të komunitetit të tij dhe pasi të ketë paralajmëruar autoritetet dhe shpjeguar se çfarë ka ndër mend të bëjë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: