Në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa po trajtohet sulmi i paligjshëm që institucionet kanë ndërmarrë prej tashmë tre ditësh në “Prestige Resort”.

I ftuar në studio, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, e quajti sulmin një hakmarrje personale, ndërsa shtoi se ai ka bashkuar opozitën dhe shoqërinë.

Pjesë nga biseda në studio

Si e shihni situatën?

Hakmarrje e plotë dhe personale. Nuk jemi në kushtet e një shteti ligjor, por edhe regjimi diktatorial nga ana procedurale ishte në rregull.

Jemi në kushtet e një shteti individ. Vullnetit të Ramës i nënshtrohet çdo institucion.

Nuk ka njeri që nuk e di se mediat pjesë e Hysenbelliu Group janë të ekuilibruar, media që fokusohet tek shqetësimet e qytetarëve. kjo e shqetëson kryeministrin sepse do media nën kontroll 100 përqind të tij. Nëse i jep hapësirë qytetarëve dhe publikut, Rama shqetësohet. Për shkak të situatës dhe kur në sondazhe ka shkuar pikiatë, ndërmerr akte të sulmeve individuale. Sjellja tipike prej banditi, as në Kanun nuk ndodh kjo.

Si e shihni veprimin e policisë për të nxjerrë stafin dhe turistët dhe duke vendosur perimetrin e sigurisë?

Kjo ngjarje ka bashkuar opozitën dhe shoqërinë. Edhe njerëz jo dashamirë, madje dashakeqës ndaj pronarit apo grupit mediatik e quajnë sulm të drejtë për drejt.

Jemi në kushtet e një ndërtimi me leje nga kryeministri. Jo si përbindëshat pa leje në mes të Tiranës pa dokumentacion. Nëse do të kishte paligjshmëri e dini se do të kishte ndërhyrje që në gusht kur u tentua për herë të parë.

Nëse do ishte pa leje ndërtesa, pse nuk ka barazi para ligjit dhe të konfiskohet ose ti jepet e drejta e parablerjes si në rastin e përbindëshave të Tiranës?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: