Gjashtë persona janë plagosur me një në gjendje kritike pas një sulmi me thikë në stacionin ndërkombëtar Gare du Nord të Parisit herët të mërkurën.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se një burrë u ndalua nga dy oficerë policie jashtë detyrës, të cilët po ktheheshin në shtëpi nga një turn, ndërsa shtoi se autori i dyshuar u qëllua tre herë dhe u dërgua në spital me plagë të rënda.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur një motiv për sulmin që ndodhi në orën 06:42, ku brenda një minute të gjashtë personat u plagosën dhe autori u ndalua.

Darmanin falënderoi policinë për ndërhyrjen e tyre “të guximshme dhe efektive”, e cila tha se shpëtoi shumë jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: