Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një kishë në rajonin Riviera Beach në Florida të SHBA-ve.

Sulmi i armatosur është kryer gjatë një ceremonie mortore të shtunën në kishën Victory City në Riviera Beach.

Në një deklaratë nga qendra e policisë së qytetit thuhet se kanë humbur jetën dy persona meshkuj ku njëri i moshën 15 vjeç ndërsa janë plagosur dy të tjerë prej të cilëve një grua dhe një i ri.

Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa nuk është dhënë informacion lidhur me agresorin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb