Së paku 16 civilë kanë humbur jetën të enjten kur pjesëtarët e dyshuar të grupit rebel të Forcave Aleate Demokratike (ADF) me qendër në Ugandë i zunë pritë një kamioni në Republikën Demokratike të Kongos.

Sulmi në zonën Beni të provincës Kivu të Veriut, i cili la gjithashtu tetë persona të plagosur, ndodhi në fshatin Kapoka, njoftuan mediat lokale, duke cituar autoritetet lokale.

“Sulmi ndodhi në ora 15:00 pasdite sipas kohës lokale. Sulmuesit i zunë pritë një automjeti civil të tipit Fuso i cili po drejtohej në qytetin Oicha nga Tchanitchani. Rreth 15 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, i vranë duke përdorur hanxharë dhe plumba, ndërsa një viktimë mes të plagosurve vdiq nga plagët në një spital në Oicha”, theksohet më tej.

Viktimat përfshinin gjashtë gra dhe një fëmijë.

Kivu Security Tracker, një grup monitorimi, ka fajësuar ADF-në për vdekjen e më shumë se 1.200 civilëve në zonën Beni që nga viti 2017.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb