Të paktën 14 persona vdiqën pas një sulmi të armatosur në një burg në qytetin kufitar meksikan të Juarez ditën e djeshme.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Chihuahua ka deklaruar se 10 roje sigurie dhe katër të burgosur kanë mbetur të vdekur ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.

Incidenti filloi rreth orës 7 të mëngjesit, kur persona të armatosur me automjete të blinduara mbërritën në burg dhe hapën zjarr ndaj personelit të sigurisë.

Nën kaos, 24 të burgosur kanë arritur të arratisen ndërsa ne lidhje me sulmin, ende nuk ka informacione se kush fshihet pas tij.

Autoritetet thanë se të burgosurit përfituan nga situata dhe 24 të burgosur u arratisën.

Dhuna e së dielës nuk ishte hera e parë që shpërtheu dhuna në burg. Gushtin e kaluar, qindra trupa meksikane u dërguan atje pasi një përleshje midis dy karteleve shkaktoi një trazirë dhe shkëmbim zjarri që vrau 11 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb