AFGANISTAN 

Një bombë e vendosur në një autobus që transportonte punonjës të Qeverisë afgane, vrau së paku pesë vetë dhe plagosi dhjetë të tjerë, të hënën në Kabul. Sulmi ndodh përkundër masave të shtuara të sigurisë, në prag të Festës së Bajramit që nis të martën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Nasrat Rahimi, tha se autobusi bartte punonjës të Komisionit të Reformës Administrative. Përgjegjësinë për sulmin e nuk e mori ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar vazhdimisht Kabulin.

Katër bombardime më 2 qershor vranë së paku dy njerëz dhe plagosën 27. Më 30 dhe 31 maj, në kryeqytetin afgan, ndodhën edhe dy shpërthime vetëvrasëse

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb