BRUKSEL

Presidentja e BE-së Ursula Von der Leyen ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico Me anë të një posti në rrjetit social X Von der Leyen dënon atë që ajo e quan një ‘sulm të poshtër’ dhe një akt kundër demokracisë sonë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia i drejtohen kryeministrit Fico dhe familjes së tij’-shkruan presidentja e BE-së.

Kujtojmë që pasditen e së mërkurën kryeministri t i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua katër herë me armë. Ai u transportua menjëherë në spital ku dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit. Sipas burimeve që vijnë nga kryeministria Robert Fico është duke në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: