Një sulm i rëndë ka ndodhur në SHBA. Një person ka therur me thikë 8 persona në një qendër tregtare në Minesota, ndërsa autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia.

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, ndërsa nuk dihet motivi.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, autori ka bërtitur “Allahu Ekbher” përpara se të vritej. Zyrtarët e spitalit thonë se disa nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Po dje një shpërthimit në lagjen Chelsea të New yorkut, la 29 persona të plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: