SHBA – Shërbimet e “Playstation Network” (Sony) dhe “Xbox Live” (Microsoft), dy suksese tregtare këtë periudhë Krishtlindjesh, nuk ishin sot të aksesueshme, për shkak të një sulmi nga hakerat.

Nxjerrja e këtyre rrjeteve jashtë shërbimit filloi ditën e Krishtlindjeve dhe vazhdon të zgjasë edhe sot, njoftuan dy gjigantët e argëtimit në profilet e tyre në rrjetin social “Twitter”, duke theksuar se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje.

Një përdorues i rrjetit “Twitter”, me pseudonimin “Lizard Squad”, pohoi se ka sulmuar rrjetet e dy kompanive. Pseudonimi është i njëjti më atë të grupit të hakerave që ka kërcënuar “Sony”-n në të kaluarën.

Ky defekt vjen pasi “Sony” kishte qenë objekt i një vjedhje masive të dhënash konfidenciale në serverat e tij, gjatë një sulmi informatik të sofistikuar, që është më i rëndi i zhvilluar kundër një kompanie në SHBA.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: