Hakerat kanë sulmuar serverat në qendrën e vaksinimit kundër Koronavirus, në rajonin e Romës duke bërë që miliona të dhëna personale të banorëve të vendit kanë rënë në duart e “hakerëve”.

 

Ato madje mund të përfshijnë figura nga Presidenti Sergio Matarella dhe Kryeministri Mario Draghi, të cilët thuhet se janë vaksinuar në kryeqytetin italian.

 

Sipas rezultateve të para të hetimit, ky është një ” sulm kibernetik ” i cili filloi nga jashtë, ndoshta nga Gjermania .

 

Sipas shtypit, ata që ishin përgjegjës për përvetësimin ilegal të të dhënave personale – në mënyrë që sistemi elektronik i rajonit të Romës të jetë në gjendje të funksionojë përsëri normalisht – dyshohet se kërkuan një “shpërblim” në formën e një monedhe elektronike “bitcoin” .

 

Gazeta La Repubblica shkruan se “siguria kombëtare e Italisë u rrezikua ” dhe se ekspertëve nga vendet e tjera evropiane iu kërkua ndihmë për t’u marrë me “sulmin kibernetik”. Prokuroria e Romës po merret me këtë rast të rëndë në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet sekrete italiane.

 

Ajo që është urgjente të zbulohet është nëse pas “hakimit” dhe përgjimit të të dhënave mund të fshihen mohuesit e vaksinave, të cilët duan të ngadalësojnë përfundimin e fushatës së vaksinimit, e cila është planifikuar për në fund të shtatorit, shkruan gazeta La Stampa.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb