Pronari i rrjetit social X Elon Musk ia atribuoi problemet serioze që u shfaqën sot, të hënën, në mbarë botën, një sulmi masiv dhe të koordinuar kibernetik ndaj kompanisë së tij.

Në një postim rreth orës 18:30 të së hënës, Musk tha se “sulmi masiv kibernetik është ende në vazhdim”.

Pati (ende ka) një sulm masiv kibernetik kundër 𝕏.

Xrwma Musk10 (1)
Xrwma Musk10 (1)
Elon Musk
Elon Musk

Ne sulmohemi çdo ditë, por kjo është bërë me shumë burime. Përfshihet ose një grup i madh, i koordinuar ose/dhe një vend.

Dhe përfundon duke shkruar se “ po e kërkojmë… ”.

Përdoruesit në mbarë botën raportuan të hënën pasdite se aksesi është i vështirë apo edhe i pamundur. Për disa orë – problemet vinin e iknin.

Disa përdorues panë mesazhe gabimi nga Cloudflare, një rrjet i shpërndarjes së përmbajtjes dhe ofrues i shërbimit të sigurisë kibernetike, duke thënë se serveri po përjetonte një gabim të panjohur. Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga rrjeti për natyrën e problemeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb