Një sulm masiv u nis nga ushtria ruse, me drone dhe raketa Shahed iraniane, gjatë natës dhe deri sot në mëngjes kundër qytetit perëndimor të Ukrainës, Khmelnytskyi.

Ndërkohë, një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën. Ky fakt u bë i ditur nga mediat ukrainase.

“Një tjetër sulm masiv terrorist kundër komunitetit Khmelnytskyi. Këtë herë armiku përdori dronë. Deri më tani dimë për një të vdekur dhe 4 të plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Khmelnytskyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: