Gjashtë persona janë lënduar në stacionin e metros në Stratfort në lindje të Londrës pas një sulmi me një substacë të dëmshme.
Mediat raportojnë se një grup personash kanë spërkatur qytetarët me “acid”.
Ambulanca dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Policia londineze ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur që nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Autoritetet kanë arrestuar një person të dyshuar për sulmin ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të tjerë. Policia ka rrethuar zonën përreth metros për arsye sigurie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: