SHBA

Rockford i Ilinois është tronditur në mbrëmje nga një sulm me armë në një qendër për ‘bowling’.

Tre të vdekur dhe tre të plagosur mbetën nga të shtëna të që dyshohet se erdhën nga një sulm i rastësishëm.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë mes të shoqëruarve në paraburgim për ngjarjen, por ende nuk është konfirmuar, dhe ende nuk dihet qëllimi i tij për të shtënë në një qendër ‘bowling’ për argëtim.

Të shtëna pati si brenda dhe jashtë qendrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb