Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në Naval Air Station në Pensacola, një bazë ushtarake amerikane në Florida, duke vrarë një person dhe duke plagosur 4 të tjerë, përpara se të vritej.


Lajmin e bën me dije zyra e policisë. Në bazë ndodhen rreth 16 mijë ushtarë dhe 7400 civilë.


Episodi pason atë të dy ditëve më parë në Peral Harbour, baza ushtarake detare 13 km nga Honolulu, në Hawai, ku një ushtar hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre të tjerë përpara se të vriste veten me një plumb në kokë.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: