RUSI– Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Rusinë jugore. Autori qëlloi në drejtim të turmës së njerëzve të cilët po ndiqnin një koncert në Rusinë jugore, në Dagestan.

Sipas “Russia Today”, e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët qëlluan për vdekje autorin e sulmit.

Të shtënat janë shënuar në qytetin Kizlyar, në republikën e Dagestanit, siç raportojnë burimet lokale. Personi ende i paidentifikuar hapi zjarr në drejtim të turmës së njerëzve të cilët ishin mbledhur për një festë popullore.

Raportohet se personat e plagosur janë të gjithë civilë, dhe sapo ishin kthyer nga një shërbesë kishtare.

Sipas burimeve të “Interfax”, të cilëve i referohet “Russia Today”, të katër viktimat janë gra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb