Të paktën tre studentë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi në një shkollë në Michigan në SHBA është hapur zjarr.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës. Policia dhe shërbimi i emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve dyshohet se autor është një mashkull 15-vjeçar, i cili është arrestuar dhe se është gjetur arma.

Sipas zyrës së Sherifi të qarkut Auckland, bëhet me dije se në këtë ngjarje nuk kishte të përfshirë autorë të tjerë.

Aktualisht shkolla është bllokuar, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb