RUSI- Një nxënës i një shkolle profesionale në Siberi qëlloi dhe plagosi një nxënës tjetër përpara se të vriste veten, thanë zyrtarët rajonalë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se nxënësi 17-vjeçar qëlloi shokun e klasës në shkollën Barabinsk, përpara se të kthente armën kah vetja.

Komiteti tha se sulmuesi ka vdekur nga plaga në vendngjarje, ndërsa viktima e tij u dërgua në spital.

Dy nxënës të tjerë u hodhën nga dritarja për të ikur nga sulmuesi.

Në janar, 15 nxënës janë plagosur në një sulm me thikë nga një adoleshent në qytetin rus Perm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb