Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Rusi, ku 8 nxënës kanë mbetur të vrarë dhe një mësues.

Ngjarja ndodhi pas një sulmi me armë në një shkollë në Kazan, një qytet në Rusinë qendrore. Sipas mediave të huaja, raportohet edhe për të plagosur, ndërkohë që policia ka arrestuar një 17-vjeçar.

Në shkollë thuhet se ka pasur edhe një shpërthim, ndërsa flitet edhe për një agresor të dytë që ndodhet ende në godinë. Sipas agjencive ruse dhe medias lokale të paktën katër të plagosur u shtruan në spital. Policia po evakuon personat që ndodhen në shkollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb