Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me armë në Long Island. Ngjarja ndodhi pak kilometra nga qendra e Nju Jorkut në një supermarket. Mediat e huaja raportojnë se në supermarket kanë qenë 200 persona.

Autori, ndonëse mbante maskë, u identifikua se ishte një ish-punonjës në atë biznes, ndërkohë që viktima është një punonjës 49-vjeçar. Vrasësi u largua menjëherë, ndërsa arriti që të shpëtonte duke hipur në një autobus. Aktualisht policia është vënë pas në ndjekje të tij.

Dy ditë më parë në SHBA ndodhi një ngjarje e ngjashme, ku për orë të tërë banorët e Austin në Teksas u tmerruan nga një ish-detektiv që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja i armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: