Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në Seattle, ku një burrë i veshur me të zeza ka qëlluar në një zonë të populluar dhe më pas është larguar në këmbë, duke humbur gjurmët.

Policia është në kërkim të agresorit. Mes të plagosurve edhe një fëmije 9 vjeç dhe një grua, të dy në kushte kritike, dhe tre të rinj, respektivisht 21, 34 dhe 35 vjeç.

Thuhet se agresori ka vepruar i vetëm, në një zonë të frekuentuar edhe nga turistët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: