Një grua ka qëlluar për vdekje një burrë në SHBA. Ngjarja ndodhi në Charleston, Virxhinia Perëndimore. BBC raporton se dëshmitarë të krimit u bënë 30 ose 40 personave.

Viktima ishte në mjetin e tij kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin. Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij drejt një feste ditëlindjeje.

Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë. Ngjarja vjen në mes të një debati kombëtar mbi armët pas tragjedisë në një shkollë në Teksas.

“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme. Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo shpëtoi disa jetë.”. Ndërkohë, gruaja po bashkëpunon me hetuesit e ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë, thotë policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: