Një sulm me armë zjarri dhe thika në Japoni ka lënë të vdekur tre persona, duke përfshirë dy oficerë policie.

Mediat e huaja shkruajnë se autori ka qenë një burrë, i cili ka goditur me thikë një grua. Në momentin që policia ka shkuar në vendngjarje autori qëlloi me një pushke gjuetie katër persona. Autoritete japoneze janë duke punuar për identifikim dhe kapjen e autorit.

Dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni, një vend me 125 milionë banorë. Ajo ka një nga normat më të ulëta të krimeve me armë në botë për shkak të ligjeve të saj jashtëzakonisht të rrepta për kontrollin e armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb