Tre fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri të hënën, në një shkollë private të krishterë, në Nashville të shtetit Tenesi.

Në një postim në Twitter, autoritetet njoftuan se pas përballjes me policinë ka vdekur gjithashtu edhe i dyshuari si autor i sulmit.

Zyrtarët thanë se të tre fëmijët kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe se ata u shpallën të vdekur pas mbërritjes në spitalin e Fëmijëve ‘Monroe Carell Jr’.

Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Por më herët departamenti i Zjarrfikësve të Neshvillit, shkruante në Twitter, se bëhej fjalë për të ‘plagosur të shumtë’.

Sulmi ndodhi në shkollën ‘The Covenant’, një shkollë presbiteriane me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: