Gjashtë roje fshati humbën jetën në një sulm të kryer me automjet të mbushur me eksploziv në provincën Herat në Afganistanin perëndimor.

Guvernatori Sayed Vahid Katali u tha gazetarëve se sulmuesit shënjestruan stacionin e rojeve në fshatin Kuddus Abad të rrethit Kohsan me një automjet të mbushur me shpërthyes.

Kryemjeku i Spitalit Shtetëror në Herat, Arif Jalali, deklaroi se gjashtë roje u vranë dhe katër u plagosën si pasojë e sulmit.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb