JEMEN- Të paktën 25 persona janë vrarë në dy sulme me bombë në qytetin Rada në Jemen. Rebelët shiitë kanë njoftuar për shpërthimin e dy makinave bombë.

Njëra prej makinave ka goditur një autobus nxënësish, duke vrarë së paku 15 nxënës. Sulmi i dytë është bërë pranë një pikë të drejtuar nga shiitët, ku mësohet se kanë humbur jetën 10 luftëtarë.

Grupi i rebelëve i njohur si Houthis ka fajësuar Al Kaidën për sulmin në zonën Rada të provincës Bajdah.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: