Një sulm me bombë ka vrarë të paktën 4 persona në qytetin jugor të Irakut. Shpërthimi u shënua pranë spitalit kryesor të qytetit, ku u hodh në ajër një motor.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë, por dyshohet se prapa saj qëndron, Shteti Islamik ISIS.

Bombardimet në zonën e Basrës ishin të rralla, i fundit i madh ishte në vitin 2017 dhe Shteti Islamik mori përgjegjësinë në atë kohë. Autoritetet e kanë mbajtur fort zonën ku prodhohet dhe eksportohet pjesa më e madhe e naftës së këtij anëtari të OPEC.

Policia po mblidhte pjesë të trupit nga një minibus që u dëmtua rëndë nga shpërthimi. Rruga ishte e mbuluar me xhama të thyer dhe gjak.

Burime policore dhe spitalore i thanë reuters më herët se 20 persona u plagosën dhe katër u vranë


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: