PAKISTAN- Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me bombë në një kishë në Pakistan. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët pakistanezë pohuan se 9 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën, nga një sulmi vetëvrasës. Fill pas ngjarjes, nëpërmjet agjencisë së lajmeve, Amaq grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e kishin kryer dy militantë që ishin pajisur me jelekë vetëvrasës. Por njëri prej tyre nuk e aktivizoi eksplozivin pasi u vra nga forcat e sigurisë. Mësohet se në kishë kishte burra, gra dhe shumë fëmijë që merrni pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Mohammed Faisal, në një mesazh në rrjetin Twitter, ka shkruar se “vendosmëria e Pakistanit kundër terrorizmit nuk mund të zmbrapset nga këto akte qyqare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: